Si Italia shkon në Botëror?

Futboll

Si Italia shkon në Botëror?

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Si Italia shkon në Botëror?

Botërori nuk është vetëm çështje pikësh. Fati i Zvicrës dhe i Italisë kalon edhe nga golat.

Nëse Italia fiton në Belfast kundër Irlandës së Veriut, helvetët duhet të fitojnë ndaj Bullgarisë me dy gola më tepër se “Axurrët” për të tentuar parakalimin.

Në fakt, me pikë dhe golavarazh të njëjtë, do të jetë pikërisht Shaqiri me shokë që do të shkojnë në Katar. Diferencën në atë rast do ta bënte goli i djeshëm i Vidmerit sepse kriteri i tretë është pikërisht golavarazhi në ndeshjet direkte.

Në këtë aspekt skuadra e Murat Jakinit është e avantazhuar nga goli i shënuar në Romë ku sfida përfundoi 1-1, ndërkohë që në Zvicër pati përfunduar pa gola.

Italia mund t’i lejojë vetes edhe humbje, në rast se Zvicra humb gjithashtu, por edhe humbja “axurre” duhet të jetë me përmasa më të vogla se ajo helvete, përndryshe Mançini rrezikon të përsërisë paraardhësin Ventura që la Italinë jashtë Botërorit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat