Këtu nuk ka shqiptar - maqedonas, ky lojtar e thotë

Futboll

Këtu nuk ka shqiptar - maqedonas, ky lojtar e thotë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:33
Këtu nuk ka shqiptar - maqedonas, ky lojtar e thotë

Maqedonia e Veritu ka prekur sot një nga arritjet më të mëdha në histori, duke prerë një biletë për në “play off“-et e Kupës së Botës. Pas ndeshjes me Islandën, kapiteni Stefan Ristevski ka folur për mediat, ku hedhur poshtë ndarjet në dhomën e zhveshjes.

Ristevski është shprehur se nuk ka shqiptarë dhe maqesonas në grupin e tyre, por vetëm një fanellë që e përfaqësojnë të gjithë.

“Sot Maqedonia është e mbytur nga gjëra të ndryshme. Më vjen mirë që e bëmë kaq të lumtur këtë popull.

Kjo dhomë e zhveshjes nuk ka bardh e zi, nuk ka shqiptar-maqedonas, ka një fanellë dhe ne e tregojmë këtë dhe mendoj se Maqedonia me meritë hyri në “play off”.

Çfarë u thashë lojtarëve para ndeshjes? Ato filma m’u rikthyen nga Gjeorgjia, e di çfarë presioni është nga ajo anë, por u thashë çfarë ndava me ju. Ne duam të ecim përpara, të përparojmë, sporti bën diferencën dhe i bëmë njerëzit të lumtur.

Më vjen mirë që më në fund i kemi bashkuar njerëzit, sot Maqedonia ka treguar se dëshiron të ecë përpara dhe këta djem, ky staf profesional e kanë treguar fshehurazi se çfarë duam të arrijmë. Na kanë nënvlerësuar, por duke luftuar ne ia dolëm”, ka thënë Ristevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat