Media e njohur zvicerane: Xherdan Shaqirit ia vollën dy... 

Futboll

Media e njohur zvicerane: Xherdan Shaqirit ia vollën dy... 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:35
Media e njohur zvicerane: Xherdan Shaqirit ia vollën dy... 

Kapiteni Xherdan Shaqiri është alfa dhe omega e Kombëtares së Zvicrës.

Kur është Shaqiri në fushë, siguria është e madhe tek zviceranët dhe pa asnjë presion luajnë ndaj çdo rivalit.
Mbrëmë e gjithë Zvicra në festë. 

Zvicra kualifikohet në Kampionatin Botëror, pas fitores së thellë me rezultat 4:0 ndaj Bullgarisë.

Edhe më i ëmbël është ky kualifikim, që e lanë pas kampionin e Evropës, Italinë, e cila duhet të kërkojë kualifikimin përmes play-off-it,.  

“Xherdan Shaqiri, nota 5. Kapiteni ishte një lider në ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare në ekipin zviceran.

VAR-i i vodhi edhe dy asistime të tjera”, shkruan mes të tjera media e njohur zvicerane “20 min”.

Xherdan Shaqiri vlerësohet me notë 5 nga “20min”. Nota maksimale është 6 e më e dobëta 1.

Nota e lojtarëve sipas 20min”: Yann Sommer 4, Kevin Mbabu 4, Fabian Schar 4, Fabian Frei 5, Silvan Widmer 4, Denis Zakaria 5, Remo Freuler 5, Noah Okafor 5, Xherdan Shaqiri 5, Ruben Vargas 5, Mario Gavranoviç 4, Renato Steffen 5, Cetric Itten 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat