Prapaskenat te Barcelona me Koemanin

Futboll

Prapaskenat te Barcelona me Koemanin

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:35
Prapaskenat te Barcelona me Koemanin

Kampionati nisi në mënyrën më të keqe për Barcelonën, teksa katalanasit regjistruan edhe startin më negativ në historinë e tyre prej sezonit 1987-88 . Në këtë formë, trajneri Ronald Koemann nuk mund t’i shpëtonte ndëshkimit nga ana e klubit, ndërsa më datë 27 tetor pas një disfate ndaj Rayo Vallecanos, holandezi u largua.

Duhej një ndryshim për blaugranët teksa skuadra kishte humbur besimin te Koemann dhe këtë e rrëfen edhe Oscar Mingueza. Mbrojtësi i Barcelonës së fundmi është shprehur se lojtarët nuk ishin më të lumtur nën drejtimin e 58-vjeçarit.

“Në dhomat e zhveshjes ndjehej nevoja për të pasur një ndryshim, nuk kishte më atmosferë.

Lojtarët nuk janë të lumtur dhe kur nuk je mirë dhe gjërat nuk ecin, atëherë duhet një ndryshim. Ekipi ndaloi së besuari trajnerit Koemann dhe secili mundohej t’i rregullonte gjërat në mënyrën e tij. Ne nuk ishim mirë si individualisht, si në mënyrë kolektive. Kur dinamikat nuk janë të mira secili bën atë që mundet, por na mungonte vetëbesimi”, u shpreh Mingueza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat