KF Llapi: Ta dëshmojmë se kush është kryeqyteti i futbollit 

Futboll

KF Llapi: Ta dëshmojmë se kush është kryeqyteti i futbollit 

Nga: K.Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 18:30
KF Llapi: Ta dëshmojmë se kush është kryeqyteti i futbollit 

Llapi nga Podujeva ndjen presionin para sfidës derbi me Ballkanin nga Theranda.

Ndeshja e fundit e javës së 14-të do të luhet në Merdarë, ndërsa Llapi ka përparësinë e fushës e Ballkani beson e shpreson se do të kthehet duarplot nga ky udhëtim.

Ndeshja zhvillohet nesër duke filluar në orën 13.30.   

“’Legjendat’ dhe llapjanët nesër me përkrahjen e tyre duhet ta dëshmojnë se kush është kryeqyteti i futbollit dhe se pse 'Ne jemi Llapi'.

Mos harro, nesër krejt Podujeva n'Merdare! Shihemi nga ora 13:30”, shkruan në faqen e Llapit.

Ballkani zë vendin e tretë me 24 pikë e Llapi të gjashtin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat