Çfarë i tha Reina Bonuccit para penalltisë?

Futboll

Çfarë i tha Reina Bonuccit para penalltisë?

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:56
Çfarë i tha Reina Bonuccit para penalltisë?

Në minutën e 83-të të ndeshjes së Serisë A mes Lazio-s dhe Juventus-it, Leonardo Bonucci ka firmosur dygolëshin personal me penallti dhe i ka dhuruar fitoren 2-0 skuadrës së Allegri-t në Olimpico.

Penalltia e dytë është shkaktuar nga një ndërhyrje e Reina-s ndaj Chiesa-s; vetë portieri, me shpresën për të shpërqendruar Bonucci-n, i ka thënë vazhdimisht një frazë.

Portieri veteran i Lazio-s ka provuar t’i tregojë mbrojtësi bardhezi ku duhej të gjuante, një tentativë e fundit e dëshpëruar për të shmangur golin e dytë të Juventus-it: “Do ta gjuash në qendër, Leo”.

Kjo është fraza që, siç ka bërë të ditur Corriere dello Sport, dëgjohet të thuhet nga Reina. Megjithatë, nuk ka shërbyer për shumë, sepse Bonucci nuk ka gabuar dhe ka fiksuar rezultatin në 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat