Llapi ‘shkel’ Ballkanin, - 4 pikë nga lideri

Futboll

Llapi ‘shkel’ Ballkanin, - 4 pikë nga lideri

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Llapi ‘shkel’ Ballkanin, - 4 pikë nga lideri

Llapi nga Podujeva dalëngadalë po i afrohet kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapjanët fituan derbin me rezultat 4:1 ndaj Ballkanit nga Theranda, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Merdarë.

Të pestë golat bien në pjesën e dytë.  

Llapi përmbysi epërsinë e Ballkanit e pastaj e thelloi fitoren.

Kryetrajneri Tahir Batatina është sikur në qiellin e shtatë, për faktin se i shkaktoi humbje bindëse homologu të tij, Bekim Isufit.

Në minutën e 60-të, Nazmi Gripshi realizon gol të bukur nga gjuajtja e lirë, 0:1 për Ballkanin.

Llapi këndellet në 19 minutat e fundit, realizon 4 herë duke e shkelur me lojë ekipin therandas. 

Drilon Fazliu në minutën e 71-të barazon rezultatin (1:1), ndërsa Alef Firmino (74’) kalon në epërsi Llapin. 

Në minutën e 78-të, Edon Sadriu shënon për 3:1.

Në minutën e 87-të, Kushtrim Shabani shënon gol të bukur për 4:1.

Gjilani kryeson me 25 pikë pas 14 jave në elitën e futbollit të Kosovës, pasojnë Drita 25, Ballkani 24, Llapi 21 pikë etj. 

BKT Superliga
Llapi - Ballkani 4:1
Prishtina - Dukagjini 0:0
Drita - Drenica 1:0
Ulpiana - Gjilani 1:2
Feronikeli - Malisheva 0:1

Tabela
1. Gjilani    14    6    7    1    18:12    25
2. Drita    14    7    4    3    14:9    25
3. Ballkani    13    6    6    2    18:13    24
4. Llapi    14   6    3    5    20:16    21
5. Drenica    14    6    2    6    17:14    20
6. Prishtina    14    4    6    4    15:13    18
7. Ulpiana    14    4    4    6    15:23    16    
8. Malisheva    14    4    3    7    12:13    15
9. Dukagjini    14    3    6    5    10:12    15
10. Feronikeli    14    3   1    10    5:19    10
Në javën e 15-të, do të takohen: Dukagjini - Ulpiana, Prishtina - Feronikeli, Drenica - Llapi, Ballkani - Malisheva e Gjilani - Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat