Martini tregon se çfarë e shqetëson pas Skënderbeut

Futboll

Martini tregon se çfarë e shqetëson pas Skënderbeut

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:15
Martini tregon se çfarë e shqetëson pas Skënderbeut

Teuta dhe Skënderbeu është mbyllur në barazimin 2-2, ku asnjë prej skuadrave nuk ka fituar, por triumfoi futbolli. Ndeshja ishte dramatike dhe shumë e bukur për t’u ndjekur. Fillimisht ishte Mensah që arriti të shënonte në minutën e 20, për t’i dhënë kryefjalën Lorenzo Vilës.

Pas një pasimi të bukur të Kallakut, Lorenzo tundi rrjetën në të 33 mes gjuajtjes së fortë që nuk mund të ndalej nga portieri. Kështu do të mbyllej e para dhe menjëherë pas nisjes të së dytë, Lorenzo Vila ishte sërish lojtari që do të shënonte për të përmbysur shifrat.

Skënderbeu kërkoi një penallti në të 73 pas dy rasteve të ndodhura brenda një aksioni. Fillimisht për një prekje me dorë të topit dhe më pas për ndërhyrjen e Todorovskit, por Jorgji akordoi pozicion jashtë loje në atë rast. Vetëm pak minuta më vonë, i sapofuturi në fushë, Bajrami, që nuk kishte mbushur ende 60 sekondat arriti të shënonte me kokë. Raste nga të dyja ekipet kishte deri në minutat e fundit, por ndeshja u mbyll në 2-2. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Martini (Teuta): “Më shqetëson pësimi i golave që marrim. Janë gola naivë që vijnë për mungesë përqendrimi. Duhet më autoritet në lojë për të fituar ndeshjen, gjë për të cilën sot lamë për të dëshiruar. Nuk dua të justifikohem për mungesat, jemi ndërtuar për kampion. Duhet ta qarkullonim topin më shumë pas avantazhit tonë, nga frika u kthyem në mbrojtje dhe Skënderbeu e shfrytëzoi.

Duhet të jemi më të qetë. Në momentet që je duke fituar, atëherë duhet të ishim më të qetë, duhet ta menaxhonim më mirë 20 minutëshin e fundit. Duhej më tepër autoritet dhe qarkullim topi. Kur je nën presionin e pikëve, edhe ekipi futet në stres, por nuk kemi çfarë bëjmë, të pranojmë rezultatin. Ne maloret i kemi pasur tëposhte dhe tëposhtet i kemi pasur malore. Na kthehen ndeshjen tjetër lojtarët që nuk luajtën sot. Lufta është e hapur, ekipet janë afër njëri-tjetrit.

Duhet të jemi të përqendruar. A ishte i drejtë barazimi? Unë them që humbëm 2 pikë, patëm mundësi të shënonim golin e tretë. Kishim punuar shumë për të pasur kujdes sulmuesit e tyre në goditjet standarte. Punuam të mos dëmtoheshim nga topat e gjatë dhe goditjet standarte, por aty erdhi goli. Teuta ime ekipi më i ndëshkuar me kartonë? E vërtetë, duhet të jemi më të kujdesshëm, edhe vjet jemi ndëshkuar. Është një pikë që duhet të rregullohet, lojtarët me eksperiencë duhet të qetësojnë vetën dhe të tjerët”.

Memelli (Skënderbeu): “Kemi humbur shumë raste para porte, mund të shënonim më tepër gola. Pretendimet tona janë që të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Duhet të kishim marrë tre pikët për të qenë mes atyre ekipeve që luftojnë në mesin e tabelës. Kemi hyrë për të fituar dhe në 30 minutat e fundit e kemi dominuar kundërshtarin. Unë analizat që bëhen nuk i marrë si sul.m personal ndaj meje, por si një pjesë që duhet të përmirësoj te vetja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat