Mjeshtëria e shqiptarit, që e trullosi Cërvena Zvezdën e Beogradit 

Futboll

Mjeshtëria e shqiptarit, që e trullosi Cërvena Zvezdën e Beogradit 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:53
Mjeshtëria e shqiptarit, që e trullosi Cërvena Zvezdën e Beogradit 

Futbollisti Kristijan Asllani, është prej më të mirëve në fanellën e Empolit U-19.

Asllani mbrëmë realizoi dy gola për fitoren e thellë të Empolit, me rezultat 5:0 ndaj Cërvena Zvevdës U-19 nga Beogradi, në ndeshjen e kthimit. 

Golat e Asllanit mund t’i shihni nga minuta e 1.12 dhe 3.05

Empoli U-19 e turpëroi Zvezudën dhe eliminon me rezultat të përgjithshëm 6:1.

Asllani shënoi në minutën e 16-të dhe në atë të 65-tën nga penalltia. 

Asllani u tregua mjeshtër, sidomos kur godet nga penalltia, me aq mjeshtri duke e trullosur portierin e Zvezdës, Marinkoviq.  

Edhe faqja e Empolit ka fjalë të mëdha për Asllanin dhe lojtarët e tjerë që e rrëzuan Zvezdën nga UEFA Youth League (Champions League).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat