Gjilani - Drita, derbi i madh që pritet me padurim

Futboll

Gjilani - Drita, derbi i madh që pritet me padurim

Nga: K.Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:30
Gjilani - Drita, derbi i madh që pritet me padurim

Me padurim pritet derbi më i madh në Kosovë, mes Gjilanit dhe Dritës.

Dy skuadra të një qytetit, që luajnë në të njëjtin stadium, nesër në orën 13.00, do të masin forcat mes vete.
Gjilani kryeson me 25 pikë, sa edhe Drita në vendin e dytë pas 15 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Ndeshja ishte paraparë të luhet sot, por u shty për nesër për shkak të ditës së zisë pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

“Ndeshja ndërmjet SC Gjilani dhe FC Drita do të zhvillohet të enjten (25/11/2021) me fillim nga ora 13:00”, shkruan në faqen e SC Gjlanit.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi apo ai i Dritës, Ardian Nuhiu, cili do të dalim ngadhënjimtarë, gjithçka do të shihet nesër pas 90 minutave lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat