Napoli çudit, mposhtet në Moskë

Futboll

Napoli çudit, mposhtet në Moskë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 19:34
Napoli çudit, mposhtet në Moskë

Napoli është mposhtur 2:1 nga Spartak Moska në ndeshjen e 5 të Grupit C në Europa League në futboll.

Rusët kapën në befasi italianët me dopietën e sulmuesit Sobolev i cili realizoi në minutat 3′ dhe 28′, ndërsa goli i vetëm i Elmas në minutën e 64 nuk mjaftoi.

Amir Rrahmani u paraqit nga minuta e 78-të për Napolin.

Kështu, Napoli tani rrezikon shumë kualifikimin sepse mund të zbresë në pozitën e tretë sonte, nëse Legia apo Leicester City e mundin njëra tjetrën.

Napolit do t’i konvenonte që të fitojë Leicester, pasi në fund përballet me anglezët dhe gjithçka është pastaj në duar të njëra tjetrës.

Napoli mban vendin e 2 me 7 pikë, deri në sfidën e nesërme mes Legias dhe Leicesterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat