Sot derbi i madh, Gjilani - Drita

Futboll

Sot derbi i madh, Gjilani - Drita

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:03
Sot derbi i madh, Gjilani - Drita

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit aty ku do të përballet rivalët lokal Gjilani dhe Drita që do ta diskutojnë kreun e renditjes tabelare.

Momentalisht këto dy skuadra kanë pikë të barabarta, nga 25 sosh në kreun e Superligës dhe janë në një garë të ashpër, së bashku edhe me Ballkani e Llapin për titullin e kampionit.

Ndeshja tjetër shumë interesante është ajo ndërmjet Ballkani dhe Malishevës që zhvillohet në Suharekë, e po kaq i rëndësishëm është edhe derbi ndërmjet Drenicës dhe Llapit.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat