Galatasary fiton bindshëm sfidën e madhe

Futboll

Galatasary fiton bindshëm sfidën e madhe

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:34
Galatasary fiton bindshëm sfidën e madhe

Galatasaray edhe përfundimisht siguron biletën për në të tetën e  finales së Europa League. 

Galatasaray fiton sfidën kryesore, me rezultat 4:2 ndaj Marseille-s, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit E.

Futbollistët Cicaldau (12'), Caleta - Car (30'-autogol), Feghouli (65’), Babel (84’) shënuan për Galatarasayn dhe Milik (70’ e 85’) për Marseillen. Milik dështoi nga penalltia në minutën e 68-të.

Skuadra nga Stambolli renditet në vendin e parë me 11 pikë, pasojnë Lazio me 8, Marseille 4 e Lokomotiva e Moskës me 1 sosh.

Galatasaray dhe Lazio kualifikohen më tej ani se ka mbetur edhe një xhiro që të përmbyllet faza e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat