Ferizaj ndahet baras me Arbërinë

Futboll

Ferizaj ndahet baras me Arbërinë

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:52
Ferizaj

Ferizaj ndahet baras (0:0) me Arbërinë nga Dobraja e Madhe, në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Në fakt, kjo ndeshje ka qenë edhe derbi i kësaj jave mes këtyre skuadrave që u luajt në Ferizaj. 

“Ka përfunduar ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor ne ligen e parë, skuadra jonë ka barazuar pa gola me Arbërinë, në një ndeshje me shumë raste për shënimi nga djelmoshat tanë të cilët nuk ia arritën ti konkretizojnë me gol  por ne vazhdojmë të bashkuar në sezonin pranveror”, njofton FC Ferizaj.

Ferizaj kryeson me 25 pikë e Arbëria është në vend të tretë me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat