Përballje të çmendura të play-off-it për Kampionatin Botëror

Futboll

Përballje të çmendura të play-off-it për Kampionatin Botëror

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:35
Përballje të çmendura të play-off-it për Kampionatin Botëror

Në shikim të parë, duket se kampioni i Evropës, Italia e ka më lehtë se të tjerët në play-off-in e Kampionatit Botëror.

Italianët përballen em Maqedoninë e Veriut.

Portugalia e futbollistit Cristiano Ronaldos nuk e ka lehtë me Turqinë, sikurse edhe Uellsi me Austrinë.

Skocia – Ukraina, sfidë e nxehtë po ashtu edhe Rusi – Çeki.

Plot 12 skuadra europiane do të marrin pjesë në fazën Play Off dhe vetëm 4 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në Katar 2022. Sistemi i Play Off-it organizohet në 3 grupe me 4 skuadra, të cilat përballen dy e nga dy në gjysmëfinale dhe fitueset sfidohen në finale për një biletë.

Gjysmëfinalet e Play Off-it të Katar 2022 do të luhen më 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë, do të luhen finalet, ku edhe do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në Botërorin e ardhshëm.

Përballjet e Play-off-it
Skocia - Ukraina 
Uellsi - Austria
Rusia - Polonia
Suedia - Republika e Çekisë
Italia - Maqedonia e Veriut

Grupi A

Skoci-Ukrainë

Uells-Austri

Finale: Fitueset

Grupi B

Rusi-Poloni

Suedi-Republika Çeke

Finale: Fitueset

Grupi C

Itali-Maqedoni e Veriut

Portugali-Turqi

Finale: Fitueset

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat