Selektori i Portugalisë: Shorti është short

Futboll

Selektori i Portugalisë: Shorti është short

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Selektori i Portugalisë: Shorti është short

Portugalia do të jetë një rival i mundshëm i Italisë në rrugën drejt Botërorit 2022, pasi skuadrat mund të ndeshen në finalen e minigrupit nëse kalojnë përkatësisht Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por trajneri Fernando Santos sheh edhe anën pozitive në këtë short të vështirë.

“Pas shortit dëgjova Roberto Mançinin që tha “nëse fitojmë me Maqedoninë do të luajmë me Portugalinë ose Turqinë”. Ndaj së pari duhet të mundim Turqinë, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Pas kësaj, të mendojmë për fitoren në fund.

Ndeshje në shtëpi? Shorti është short. Ndaj nuk duhet të mendojmë për fatin tonë. Ka anë pozitive në këtë short, si të luajmë në shtëpi ndeshjen e parë dhe pastaj në finale të jemi përsëri në shtëpinë tonë.

Por për të arritur në finale, duhet të fitojmë të parën. Është e rëndësishme të luajmë në shtëpinë tonë pasi evitojmë udhëtimet e jo vetëm sepse na lejon të luajmë para tifozëve tanë. Në atë fazë të sezonit, udhëtimi është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”, tha Fernado Santos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat