Hernandez merr vendimin për të ardhmen e tij

Futboll

Hernandez merr vendimin për të ardhmen e tij

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Hernandez merr vendimin për të ardhmen e tij

Theo Hernandez është njëri ndër futbollistët kyç të Milanit në formacionin e Stefano Piolit.

Paraqitjet e tij të mira, kanë bërë që shumë klube evropiane të synojnë transferimin e tij, por duket se Hernandez është i vendosur të qëndrojë te ‘Rossonerët’.

Sipas ‘Tuttomercato Web’, drejtuesit e gjigantit italian tashmë kanë arritur marrëveshje me futbollistin francez për zgjatjen e kontratës.

Hernandez ka kontratë aktuale deri në qershor 2024, ndërsa do të rinovojë edhe për dy vite tjera duke përfituar rritje page në 4 milionë euro plus bonuse.

Thuhet se marrëveshja e arritur, dhe gjatë javëve në vijim do të zyrtarizohet marrëveshja për rinovoimin e Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat