Stadiumi i Kukësit me emër të ri

Futboll

Stadiumi i Kukësit me emër të ri

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:31
Stadiumi i Kukësit me emër të ri

Klubi i Kukësit ka përfunduar stadiumin ndërsa ekipi verilindor do të rikthehet të luajë në shtëpi sapo tapeti i blertë të jetë në kushtet e duhura. Së fundmi, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, klubi ka prezantuar edhe emrin e ri të stadiumit i cili nuk do të quhet më Zeqir Ymeri, por Kukësi Arena.

Megjithatë, Zeqir Ymeri nuk do të zhduket pasi ky do të jetë emri i një prej tribunave të stadiumit, ndërsa një tjetër detaj i veçantë është edhe emri që një prej tribunave do të mbajë.

Ajo do të quhet tribuna Gramoz Palushi, tifozi shqiptar i cili u vra në Greqi pasi po festonte fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë në shtator të vitit 2004.

Njoftimi i Kukësit:

Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.
 Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen
Tribuna “Zeqir Ymeri”
Tribuna “Gramoz Palushi”

Tribunat pas porte do të quhen:
Tribuna “Neim Hoxha”
Tribuna “Sadik Zeneli”
Tribuna përballë do të quhet
Tribuna “Shkëlzen Domi”
Punimet në fushën stërvitore po ecin me ritme të shpejta dhe në kujtim të futbollistit 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një ndeshje miqësore me të rinjtë e Kukësit, ky kompleks do të quhet “Kompleksi Stërvitore Ilirjan Thaçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat