Dikur ishte një nga yjet e Manchester Utd, por...

Futboll

Dikur ishte një nga yjet e Manchester Utd, por...

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:40
Dikur ishte një nga yjet e Manchester United

Dikur ishte një nga yjet e Manchester Utd ndërkohë që tashmë nuk i rinovohet kontrata as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Luis Nanin, portugezin 35-vjeçar karriera e të cilit vjen gjithnjë e më shumë në rënie, transmeton SS.

Edhe pse arriti të realizonte 31 gola në 88 ndeshje gjatë tre sezoneve që ishte pjesë e Orlando City-t në MLS, drejtuesit e klubit nga Florida kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën Nanit.

Ai tashmë është një lojtar i lirë. Luis Nani gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe Lazion në Itali e Valencian në Spanjë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat