​Pas fitores ndaj Dritës, Gjilani përballet me Llapin në superformë

Futboll

​Pas fitores ndaj Dritës, Gjilani përballet me Llapin në superformë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje shumë interesante të vlefshme për xhiron e 16-të.

Vëmendja kryesore do të jetë tek përballja ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, raporton KosovaPress.

Skuadra e Ismet Munishit që aktualisht e kryeson tabelën me 28 pikë vjen nga fitorja në derbin lokal ndaj Dritës, kurse ajo e Tahir Batatinës në mesjavë e mposhti Drenicën me rezultat 5-3 dhe momentalisht renditet në vendin e 24 pikë, pra katër më pak se rivali i sotëm.

Në dy ndeshjet tjera, Ballkani ballafaqohet me Feronikelin, kurse Malisheva e pret Drenicën.

Ndeshja Llapi-Gjilani fillon nga ora 13:30, kurse dy të tjerat nga ora 13:00.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat