Deyverson i Palmeiras bëhet viral për aktrimin e tij në minutën e fundit

Futboll

Deyverson i Palmeiras bëhet viral për aktrimin e tij në minutën e fundit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Deyverson i Palmeiras bëhet viral për aktrimin e tij në minutën e fundit

Klubi brazilian, Palmeiras është kampion i Amerikës së Jugut për të dytin vit radhazi, skuadra e parë që ka arritur këtë arritje të jashtëzakonshme në 20 vjet.

Të shtunën mbrëma në Montevideo, skuadra braziliane ruajti kurorën e tyre në Copa Libertadores duke mposhtur rivalët brazilian të Flamengos me rezultat 2-1.

Palmeiras kaloi në epërsi vetëm në minutën e gjashtë të lojës me anë të Raphael Veiga dhe u desh deri në minutën 72-të të pritej përgjigjja e Flamengos përmes yllit të tyre Gabriel Barbosa, i cili shënoi për 1-1.

Ky gol nënkuptonte se ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe ishin lojtarët me fanella të gjelbra në ‘Estadio Centenario’ ata që dhanë goditjen vendimtare në 30 minutat shtesë të lojës.

Zëvendësuesi Deyverson rrëmbeu golin e fitores në minutën e 100-të, pasi përfitoi nga një gabim i Andreas Pereira dhe gjuajti topin pas shpinës së portierit Diego Alves.

Megjithatë, kontributi i Deyverson në atë që ishte një takim magjepsës në kryeqytetin uruguaian nuk u bë vetëm me golin e fitores.

Në kohën shtesë të vazhdimeve, ish-lojtari i Levantes krijoi një moment loje-aktrimi që do të rishikohet për shumë vite.

Pasi e çoi topin në flamurin e këndit për të humbur kohë dhe për të ndihmuar në vulosjen e fitores për Palmeiras, Deyverson përfundimisht u rrëzua në tokë duke ‘pretenduar’ se ishte kryer një faull ndaj tij.

Por, kush ishte njeriu që vuri dorën në shpinë për të nxitur drama të tilla? Në një simulim të mrekullueshëm, në fakt ishte vetë gjyqtari që preku sulmuesin.

Aktrimi i Dyverson për të humbur edhe disa sekonda është bërë viral tashmë dhe të gjithë po qeshin, përveç tifozëve të Flamengos, të cilët humben finalen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat