Guardiola i jep besën Manchester City

Futboll

Guardiola i jep besën Manchester City

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:13
Guardiola i jep besën Manchester City

“Kurrë mos thuaj kurrë”, është një shprehje që më së miri i përshtatet botës së futbollit duke qenë se shpeshherë lojtarë apo trajnerë kanë përfunduar te rivalët historikë të klubit ku kanë bërë pjesë.

Megjithatë, kësaj pike nuk i trembet Pep Guardiola, i cili është shprehur i bindur se nuk do të trajnojë një tjetër klub në Premier League veç Manchester City.

“Në Angli unë nuk do të trajnoj një klub tjetër. Nëse drejtuesit e klubit do të duan, atëherë unë mund të rikthehem sërish këtu një ditë. Por, besoj se përveç Manchester City nuk do të trajnoj një tjetër klub në Premier League”, shprehet tekniku spanjoll.

Kujtojmë, se 50-vjeçari prej vitit 2016 është në krye të Qytetarëve teksa ka pasur sukses në Angli duke fituar 3 kampionate, megjithatë është në kërkim të “qershisë mbi tortë”, trofeu i Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat