Magani: Vuajtëm presionin!

Futboll

Magani: Vuajtëm presionin!

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Magani: Vuajtëm presionin!

Pas humbjes me rezultatin 2-0 ndaj Kukësit, në stadiumin e qytetit të Laçit, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur trajneri i Egnatias, Gugash Magani i cili ka analizuar këtë disfatë:

“Nuk ishim në një ndeshje perfektë në pjesën e parë. Ishim të kushtëzuar shumë në mesfushë dhe në sulm. Kukësi e meritoi fitoren sepse ishte më lart sesa ne. Edhe fitoret, barazimet dhe humbjet janë pjesë e lojës. Edhe presioni ka bërë punën e vet, kam munduar ta mbaj skuarën që ta mbaj larg presionit.

Pjesën e parë ne u mbrojtëm mirë, në rastin e golit të parë dhe më pas mbrojtja u shthur komplet. Nuk ishte vetëm Pedro që mungoi, ne kemi probleme me mesfushën, neve na u dëmtua dhe një lojtar afrikan. Mendoj se kemi shumë për të rregulluar si skuadër, sot mendoj se sot ne ramë në presion dhe trysninë të kundërshtarit.

Kukësi nuk vodhi asgjë, luajti më mirë se ne. Ata ishin ushtarë ndërsa ne nuk u treguam të disiplinuar. Në pasin e fundit ne humbëm, sepse nëse do të kishim shënuar do të kishte ndodhur mbase ndonjë gjë tjetër.”, përfundoi Magani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat