Nuk po e gjen veten te Chelsea, Lukaku e këshillon Malang Sarr që t’i bashkohet Interit

Futboll

Nuk po e gjen veten te Chelsea, Lukaku e këshillon Malang Sarr që t’i bashkohet Interit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:47
Romelu Lukaku

Interi mund të ‘peshkojë’ te Chelsea në afatin kalimtar të janarit, duke tentuar të transferojë një mbrojtës.

Është fjala për Malanga Sarr, qendërmbrojtësin 22-vjeçar të skuadrës londineze, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë.

Francezi nuk po fiton besimin e Thomas Tuchel, i cili e ka aktivizuar vetëm një ndeshje në Ligën Premier, atë ndaj Brentfordit në transfertë.

Mediat italiane shkruajnë se lojtari me origjinë senegaleze nuk u grumbullua nga trajneri gjerman për takimin e ditës së djeshme ndaj United në kampionat dhe po mendon të gjejë një aventurë të re.

Kalimin tek Interi po e pret me padurim, teksa bëhet e ditur se Romelu Lukaku, me të cilin ka miqësi dhe të njëjtin agjent (Federico Pastorello) e ka këshilluar lojtarin defensive të transferohet te Nerazzurët.

Interi e kërkon në huazim Sarr, dhe Blutë e Londrës janë dakord me marrëveshjen që mund të arrihet në muajin që po vije.

Në akordin mes palëve pritet të përfshihet opsioni i blerjes së Sarr nga Interi në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milion euro.

Sarr dëshiron të luajë dhe është entuziast për kalimin te kampionët e Italisë, ndërsa Inzaghi shpreson që marrëveshja finale të arrihet sa më shpejt dhe të ketë lojtarin afrikan në dispozicion të tij në muajin janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat