Arb Manaj shpërthen me 4 gola në Turqi

Futboll

Arb Manaj shpërthen me 4 gola në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:02
Arb Manaj shpërthen me 4 gola në Turqi

Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, shpërthen me 4 gola në Kupën e Turqisë.  

Manaj ka qenë i pakapshëm për mbrojtjen rivale. 

Manaj me Bandirmaspor shënuan fitore me rezultat 5:0 ndaj Sanliurfaspor, në kuadër të 1/32 e finales. 

Manaj shënoi në minutën e 8-të, 51', 81' e 91' dhe Suleyman (39').

Manaj ka treguar lojë të madhe duke i dhënë leksion rivalit. Ndryshe ky djalosh është nga qyteti i Klinës, ish futbollist i Trepçës ’89.

Në fakt thyen një rekord sa i përket golave në Kupën e Turqisë.

Ai me ekipin e tij kualifikohen në të 16/ën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat