Shkarkohet ish-trajneri i Trepçës ’89

Futboll

Shkarkohet ish-trajneri i Trepçës ’89

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:22
Shkarkohet ish-trajneri i Trepçës ’89

Një tjetër trajner i larguar në Abissnet Superiore. Gugash Magani nuk do të jetë më në krye të Egnatias, pas humbjes së pësuar me Kukësin.

Klubi rrogozhinas ka dalë me komunikatë pak çaste më parë: “KF Egnatia falënderon trajnerin Gugash Maganin për bashkëpunimin.

Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit Magani”.

Tekniku peqinas, në 10 javë në krye të Egnatias mori 12 pikë dhe renditet në vendin e tetë.

Drejtuesit e klubit kanë pritshmëri më të larta nisur nga investimet e bëra gjatë merkatos së verës dhe tashmë do të duhet të gjejnë një trajner të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat