Ecuri fantastike për Gjimshitin

Futboll

Ecuri fantastike për Gjimshitin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:23
Atalanta fiton bindshëm

Atalanta ka mundur 4-0 Venezi-an në javën e 15-të të Serisë A dhe ka kapur përkohësisht Inter-in në vendin e tretë të renditjes.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Bergamo ka qenë kroati Pasalic, autor i tre golave. Koopmeiners ka shënuar golin tjetër të zikaltërve.

Ecuri fantastike për Gjimshitin me shokë që kanë marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe kanë shkuar vetëm katër pikë larg kreut.

Fiton edhe Fiorentina, që ka mundur 3-1 me përmbysje Sampdoria-n.

Përsëri protagonist Vlahovic, autor i golit të dytë, që tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 12 realizime.

Sulmuesi vjollcë është vetëm një nga 4 lojtarët jo italianë që kanë shënuar të paktën 29 gola në një vit kalendarik të Serisë A në 69 vitet e fundit, bashkë me C. Ronaldo (33 në 2020), Higuain (30 në 2016) dhe Crespo (30 në 2001).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat