Guardiola: Messi e ka merituar Topin e Artë

Futboll

Guardiola: Messi e ka merituar Topin e Artë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 00:05
Messi, Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola, ka komentuar gjithashtu vendimin për t’i dhënë Lionel Messit Topin e Artë.

Guardiola ka thënë se është e padrejtë që të thuhet se nuk e meriton Messi të fitojë Topin e Artë.

“Është e pamundur të thuhet se është e padrejtë që Leo Messi të fitojë Topin e Artë. Si lojtar ai bën shfaqje të jashtëzakonshme dhe ai e bën futbollin më të mirë”, ka thënë Guardiola.

Messi gjatë mbrëmjes së të hënës, e ka fituar Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat