Lajm i keq për Piolin

Futboll

Lajm i keq për Piolin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Lajm i keq për Piolin

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer feston ditëlindjen e 24-t, por për fatin e tij të keq nuk do të mund të zbresë në fushë për përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Genoas në Serinë A, pasi ka pësuar një dëmtim.

Futbollisti algjerian është lënë jashtë listës së të grumbulluarve dhe është bashkuar me emra si Calabria, Rebiç e Giroud në infermieri, megjithatë Pioli nuk ka arsye të shqetësohet, pasi në qendër të mesfushës ka në dispozicion emra si Kessie, Tonalo e Bakayoko.

Gjithsesi kuqezinjtë shpresojnë të rikuperojnë sa më shpejt mesfushorin Bennacer.

I pret një javë shumë impenjative, duke qenë se në fundjavë do të luajnë në kampionat dhe mesjavën e ardhshme do të përballen me Liverpoolin në sfidën vendimtare për ecurinë në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat