​Pas rinovimit të Piolit, vjen paralajmërimi nga Ibra

Futboll

​Pas rinovimit të Piolit, vjen paralajmërimi nga Ibra

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:48
Ibra

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë kontratë me Milanin edhe për një vit tjetër pasi ka thënë se po argëtohet në ndeshjet me Milanin dhe po ndihet si një futbollistë i ri.

Sulmuesi suedez ishte njëri nga lojtarët më të mirë ne fushë në fitoren 3-0 kundër Genoas që i dha mundësinë Milanit të fitonte tri pikë të reja pas tri ndeshjeve pa fitore.

“Ne kishim bërë gabime që na kushtuan dy ndeshjet e mëparshme. Ishte i gjithë faji ynë, jo meritë e kundërshtarëve tanë, por ne fituam sot dhe mbetemi atje lart”, tha fillimisht Ibra pas ndeshjes për “Sky Sport”.

“Rossonerët” janë tani një pikë larg liderit Napoli, i cili barazoi 2-2 kundër Sassuolos në “Stadio Mapei”.

Milani kishte humbur dy ndeshjet e mëparshme kundër Fiorentinës dhe Sassuolos, ndërsa Stefano Pioli nënshkroi vazhdimin e kontratës me Milanin javën e kaluar.

“Tani më duhet të rinovoj edhe unë”, tha Ibra duke buzëqeshur.

“Jam i lumtur për të sepse e meriton, nëse ai rinovon, unë rinovoj. Pioli ka bërë një punë të shkëlqyer”.

A mund ta fitojë Milani Scudetton?

“Jam i lumtur për tifozët. Kaq vite nuk kanë shijuar siç po e shijojnë tani. Dua t'i bëj të lumtur, por nëse nuk fitojmë një trofe, nuk kemi bërë asgjë".

Suedezi ka shënuar gjashtë gola në 12 paraqitje me kuqezinjtë këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat