Ky është një vendim i vështirë për Barcelonën

Futboll

Ky është një vendim i vështirë për Barcelonën

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:51
Ky është një vendim i vështirë për Barcelonën

Barcelona është e interesuar për të marrë shërbimet e Ferran Torres. 21-vjeçari spanjoll i cili u tranferua nga Valencia te Manchester City në verën e vitit të kaluar, shihet nga klubi katalanas si një përforcim mjaft i vlefshëm.

Me vetë futbollistin që dëshiron një rikthim në La Liga, ky transferim duket mëse i mundshëm. Gjithsesi duhet gjetur një rrugë e përbashkët me “The Citizens”.

“Qytetarët” sezonin e shkuar blenë kartonin e 21-vjeçarit për 28 milion euro, ndërsa për ta lënë të lirë në janar ose në fund të këtij sezoni, kërkojnë jo më pak se 70 milion euro.

Barcelona nuk i ka në dispozicion këto para për momentin, por edhe nëse do të kishte mundësi të paguante 70 milion euro për lojtarin, limiti i vendosur nga La Liga këtë vit nuk do t’ia lejonte këtë transaksion. Për këtë arsye Barcelona po mundohet të gjejë një mënyrë tjetër për të sjellë futbollistin në “Camp Nou” pa shpenzuar para.

Sipas “El Nacional”, Sergino Dest është një lojtar që i pëlqen shumë Pep Guardiolës dhe klubi katalanas po mendon që të përfshijë mbrojtësin amerikan në këtë marrëveshje.

Ky është një vendim i vështirë për t’u marrë nga Barcelona, duke patur parasysh dhe cilësitë e futbollistit, por rikthimi i Dani Alves te katalanasit në janar, i jep mundësinë Barcelonës që ta mendojë seriozisht këtë opsion.

Nga ana tjetër, dëmtimi i Sergi Roberto mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave, pasi humbja e një mbrojtësi me kaq potencial si Sergino Dest në një moment kur Barça ka disa mungesa në këtë pozicion, do të ishte jo frytdhënës për ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat