“Zonja e Vjetër” kërkon mesfushorin e skuadrës gjermane

Futboll

“Zonja e Vjetër” kërkon mesfushorin e skuadrës gjermane

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:32
“Zonja e Vjetër” kërkon mesfushorin e skuadrës gjermane

Denis Zakaria, mesfushori i kombëtares zvicërane dhe Borussias së Mönchengladbachut, është objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e dimrit. Mesfushori përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe nuk do të rinovojë me klubin e tij aktual.

Transferimi i mundshëm i zvicëranit në Torino do të nënkuptonte largimin e mesfushorëve Ramsey dhe Arthur. Braziliani mbërriti në Torino një vit e gjysmë më parë, por asnjëherë i justifikoi 72 milionët e shpenzuar për blerjen e tij.

Juventusi dëshiron ta heqë qafe, por është i vetëdijshëm për vështirësinë e transferimit të tij, ndaj kërkon një ekip të gatshëm për ta marrë në huazim.

Kujtojmë që për Arthur “Zonja e Vjetër” hoqi dorë nga Miralem Pjanic, që gjithashtu rezultoi një investim i dështuar te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat