Liridon Latifi e shpëton  Vllazninë

Futboll

Liridon Latifi e shpëton  Vllazninë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Liridon Latifi e shpëton  Vllazninë

Vllaznia ka marrë një pikë të rëndësishme në fushën e Teutës.

Shkodranët kanë arritur të barazojnë 1:1 në Niko Dovana me dhjetë lojtarë dhe të mbrojnë vendin e tretë në renditje.

Kuqeblutë e kanë mbyllur pjesën e parë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Aralica për një ndërhyrje të rrezikshme.

Teuta ka përfituar nga surprioriteti numerik në fillimin e pjesës së dytë, duke kaluar në avantazh me Gorgiev në minutën e 55-të.

Miqtë nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 70-të kanë gjetur golin e barazimit me Liridon Latifin që ka shënuar me lehtësi pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat