Shtatë emra në garë për të zëvendësuar Simon Kjaerin

Futboll

Shtatë emra në garë për të zëvendësuar Simon Kjaerin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:54
Shtatë emra në garë për të zëvendësuar Simon Kjaerin

Simon Kjaer u dëmtua rëndë në ndeshjen ndaj Genoas, sot ka kryer një operacion dhe do të qëndrojë minimalisht 6 muaj jashtë fushave të blerta. Një humbje e madhe për kuqezinjtë dhe trajnerin Stefano Pioli, i cili humbet shërbimet e liderit të prapavijës.

Dyshja Maldini-Massara kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e mbrojtësit danez dhe lista është e gjatë. I preferuari i madh është Gleison Bremer, mbrojtësi 24-vjeçar i Torinos.

Gjithsesi, Torino e vlerëson 25 milionë euro dhe do të jetë tepër e vështirë për drejtuesit e Milanit ta marrin në merkaton e janarit. Për brazilianin interesohen edhe klube si Inter, Napoli dhe Tottenham.

Nën orbitën kuqezi është rikthyer Nikola Milenkovic, një emër që është lidhur edhe në të kaluarën me nënkampionët e Italisë. Mbrojtësi serb i Fiorentinës kushton 15 milionë euro.

Paolo Maldini po monitoron edhe situatën e Luiz Felipe, i cili po ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Lazion. Në liste ndodhet edhe Mattia Caldara, i huazuar te Venezia, ekip ku po zhvillon paraqitje shumë të mira.

Nga jashtë Italisë, ata që shihen si zëvendësuesit e mundshëm të Kjaer janë emra si Jerry Mina (Everton). Kolumbiani është lidhur edhe në të kaluarën me një transferim te Milani.

Lojtarë të tjerë që ndodhen në listën e dyshes Maldini-Massara janë Benoit Badiashile, 20-vjeçari i talentuar i Monacos (vlerësohet rreth 30 milionë euro), por edhe Becir Omeragic i Zyrihut. 19-vjeçari ka veshur 4 herë fanellën e kombëtares së Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat