Conte tenton të vjedhë Dembelen nga Barcelona

Futboll

Conte tenton të vjedhë Dembelen nga Barcelona

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:04
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele, me kontratë që skadon në qershor të vitit 2022 kërkohet nga shumë skuadra.

Mundo Deportivo shkruan se klubi katalanas i ka propozuar rinovimin lojtarit, por do ti garantoni atij një pagë më të ulët se sot, por me shpërblime të kushtëzuara nga rezultatet që mund ta tundonin. Sa më shumë të luajë, aq më shumë do të fitojë Dembele.

Paratici dëshiron Dembelen

Sipas Mundo Deportivo, francezi po merr propozime joshëse edhe nga Premier League: Manchester United, Newcastle dhe mbi të gjitha Tottenham janë në gjurmët e Dembeles.

Faqja e gazetës katalanase shkruan se Fabio Paratici, tashmë drejtor i Tottenham i kishte bërë ballë Dembeles në kohën e Juventusit dhe tani do të dëshironte t’ia jepte Antonio Contes, duke përfituar nga fakti se në qershor mund të merret si transferim i lirë.

Mundo Deportivo nënvizon se si francezi ndihet rehat në Barcelonë, por edhe agjenti i tij Moussa Sissoko do të dëshironte ta merrte atë në ekipe që i ofrojnë më shumë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat