Përmbys një krevat 70 kg

Futboll

Përmbys një krevat 70 kg

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:37
Marco Branca e Mourinho

Në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, Marco Branca ka zbuluar një anekdotë të Mourinho-s tek Inter-i dhe si arriti të përmbyste ndeshjen vendimtare të Champions League kundër Dinamos së Kievit në Ukrainë.

“Kemi fituar në inferioritet numerik me një gol të Sneijder dy minuta para fundit.

Pas pjesës së parë po humbnim”, ka kujtuar Branca.

“Mou nisi të fliste me tone të qeta, duke e çuar zërin gradualisht. Në dhomat e zhveshjes kishte një krevat çeliku, rreth 70 kilogram.

“Pas mbaroi fjalimin, Jose e ktheu përmbys, duke i bërtitur skuadrës gjëra që nuk mund të përsëriten. Funksionoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat