Derbi mes Romës dhe Interit, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Derbi mes Romës dhe Interit, publikohen formacionet zyrtare

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:10
AS Roma – Inter

Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi mes skuadrës së AS Romas dhe Interit, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Serie A.

Në xhiron e fundit, Interi shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Spezias, kurse AS Roma u mposht nga Bologna me rezultat minimal 1;0.

Momentalisht, pas 15 ndeshjeve të zhvilluara AS Roma zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej 25 pikë, nëntë sosh më pak se kundërshtari i sotëm Interi që zë vendin e tretë në tabelë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk paraqiten Abraham, Afena-Gyan, El Shaarawy, Karsdorp, Pellegrini dhe Spinazzola, kurse te Interi mungojnë Darmian, Eriksen, Kolarov, Rannochia dhe De Vrij.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

AS Roma (4-2-3-1): Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla, Ibanez; Vina, Veretout; Cristante, Zaniolo, Mkhitaryan; Shomurodov

Inter (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni, Dumfries; Barella, Brozovic, Calhanoglu; Perisic, Dzeko, Correa

18:00 AS Roma – Inter

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat