Shqiptari çon në këmbë Anglinë

Futboll

Shqiptari çon në këmbë Anglinë

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Shqiptari çon në këmbë Anglinë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është në qendër të vëmendjes.

Ai me golin që realizoi çon në këmbë tifozët anglezë.

Southampton ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Brightonit.

Në minutën e 29-të, Redmond asiston për bukuri deri të Broja, ky me mjeshtri mashtron një mbrojtës brenda 16-shit, duke dal vetëm me portier dhe shënon nga rreth 10-11 metra.  Është goli i tretë i tij në Angli.

Maupay në minutën e 90+8 shënon duke ia mohuar fitoren vendasve.

Southampton është në vend të 14-të me 16 pikë dhe Brighton gjendet në të nëntin me 20 pikë pas 15 jave në Premier League.

Broja u zëvendësua në minutën  e 81-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat