Dyshime të mëdha në fitoren e Bayernit

Futboll

Dyshime të mëdha në fitoren e Bayernit

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:42
Dyshime të mëdha në fitoren e Bayernit

Bayerni i Munihut ka fituar mes polemikash “klasiken“ e Gjermanisë kundër Borusias së Dortumdit. Triumfi 2:3 i bavarezëve ka ngritur dyshime të mëdha, teksa vetë lojtarët e ekipit verdhezi kanë lëshuar akuza mbi arbitrin e sfidës.

Haland do të deklaronte se Feliks Cvajer ishte arrogant dhe i mohoi një penallti Rojsit, ndërsa në të njëjtën linjë vendimi me të ishte edhe Bellinghem.

Talenti i Dortmundit nuk do të kursehej në intervistën pas ndeshjes, duke kujtuar edhe të shkuarën e arbitrit kryesor të takimit, i cili është akuzuar për trukim ndeshjesh.

“Për mendimin tim nuk është penallti. Humels as nuk po shikonte te topi, po luf.tonte për ta marrë. Topi e godet, por ai as nuk po e shikonte topin.

Mund të shikoni edhe shumë vendime të tjera. Por ç’të presësh kur i jepet ndeshja më e madhe në Gjermanisë një arbitri që është akuzuar për trukim ndeshjes?”, ka thënë Bellinghem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat