Newcastle interesohet për Kieran Trippier

Futboll

Newcastle interesohet për Kieran Trippier

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:22
Kieran Trippier

Klubi më i pasur i futbollit, Newcastle United duan të transferojnë Kieran Trippier nga Atletico Madrid në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, duket se ka marrë një vendim për kalibrin e lojtarit që ai dëshiron në skuadrën e tij.

The Sun raportoi se Magpies janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për reprezentuesin anglez.

Me Trippier që ka një fillim të keq të sezonit me lëndime dhe duke u mbajtur jashtë skuadrës së Atletit për shkak të paraqitjeve të Marcos Llorente, ka një mundësi që klubi ta lejojë atë të largohet në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat