Klopp: Në fushë do të ketë shumë kampionë

Futboll

Klopp: Në fushë do të ketë shumë kampionë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:40
Klopp: Në fushë do të ketë shumë kampionë

Pas fitores minimale në kampionat, Jurgen Klopp me Liverpoolin mund të vendosë të lërë pushim disa lojtarë në ndeshjen e sotme në orën 21:00 kundër Milanit në Champions.

Mundësia i krijohet nga kualifikimi i garantuar, me gjermanin që analizoi edhe aspekte të tjera të sfidës në konferencë për shtyp.

"Duke parë situatën, disa ndryshime mund t’i bëj.

Nevojiten energji për të parë një ndeshje të bukur.

Personalisht mezi po pres të fillojë ndeshja në “San Siro”. Ibra, Salah, në fushë do të ketë shumë kampionë", ka thënë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat