Zanetti zbulon dy pikat e forta të Interit

Futboll

Zanetti zbulon dy pikat e forta të Interit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:16
Zanetti zbulon dy pikat e forta të Interit

Javier Zanetti ka folur për “Marca” në prag të ndeshjes Real Madrid-Inter, por nuk ka dashur të fokusohet vetëm te Champions League: “Me Suning fituam Serie A, arritëm në finalen e Ligës së Evropës, u kthyem në 16-she të Champions League pas 10 vitesh.

Kemi stabilitet, çka është diçka thelbësore. Interi ka identitetin e vet, përbëhet nga lojtarë cilësorë që do të mundohen ta dëshmojnë veten edhe në Madrid. Më pas mund të fitosh ose të humbësh, por identiteti është shumë i qartë”.

Lidhur me ecurinë e futbollit Italian, zv.presidenti zikaltër shtoi: “Seria A po përpiqet të jetë më protagoniste me një ide shumë të qartë të lojës. Prova është se Italia fitoi Kampionatin Evropian. Shumë skuadra përpiqen të kenë ritëm dhe intensitet.

Kur garoja unë, Seria A ishte mbresëlënëse, të gjithë donin të luanin aty. Për mua është një ligë shumë e vështirë, nuk është për të gjithë. Futbolli spanjoll ka pasur momentin e tij, tani primati i takon Premier League. Ajo po rritet shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat