West Ham, “tmerri” i të mëdhave në Premier League

Futboll

West Ham, “tmerri” i të mëdhave në Premier League

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
West Ham, “tmerri” i të mëdhave në Premier League

West Ham ndodhet në vendin e katërt të Premier League pas 15 javësh të zhvilluara, duke numëruar 8 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Për londinezët e “vegjël” pozicioni është më shumë se komod dhe mbi objektivat e vendosura në fillim të sezonit, nisur nga konkurrenca e ashpër e kampionatit anglez.

Por, kurioz është fakti që të gjitha skuadra e mëdha, që në letër e nisën kampionatin si pretendente titulli dhe një pjesë e tyre janë ende të tilla e kanë provuar shijen e humbjes përballë “The Hammers”.

Leicester , Tottenham, Chelsea dhe Liverpool janë mposhtur në takimet e vlefshme për kampionat, ndërsa Manchester United e Manchester City janë mundur në ndeshjen e vlefshme për “Carabao Cup”.

“The Hammers” kanë fituar brenda ndaj Leicester, Tottenham, Liverpool, City-t dhe Chelsea-t, ndërsa Manchester United e kanë mposhtur në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat