Modriç;: Nuk duhet të shikoni moshën

Futboll

Modriç;: Nuk duhet të shikoni moshën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 23:25
Modriç;: Nuk duhet të shikoni moshën

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç është optimist se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Kroati zhvilloi paraqitje të mirë në fitoren ndaj Interit.

Pas ndeshjes, mesfushori theksoi se për të fituar Ligën e Kampionëve, duhet të arrijnë të fitojnë çdo ndeshje.

“Jam shumë i lumtur për këtë ndeshje dhe rezultatin. Nëse duam Ligën e Kampionëve duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

Tutje, Modric deklaroi se mosha nuk ka rëndësi dhe ndihet sikur të ishte 30 vjeç.

“Nuk duhet të shikoni moshën, por vetëm paraqitjet. Ndihem mirë, sikur të isha nën moshën 30-vjeçe”.

Real Madrid u kualifikua nga grupi D si lider, derisa në ndeshjen e radhës në vikend përballet me Atletico Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat