Sulmuesi i Milanit përqendrohet tek e tashmja

Futboll

Sulmuesi i Milanit përqendrohet tek e tashmja

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Sulmuesi i Milanit përqendrohet tek e tashmja

“Herën e fundit vendosa që të zgjas kontratën pa folur me gruan. Kam frikë që të tërhiqem, sa herë që afrohet ky moment, zgjas kontratën që të mund të vazhdoj të luaj”, këto janë fjalët e Zlatan Ibrahimovic, që ka qenë i ftuar në emisionin Radio Deejay.

Sulmuesi i Milanit përqendrohet tek e tashmja dhe tek e ardhmja. Nuk mund të anashkalohet eliminimi nga Champions: “Jemi të zhgënjyer, më vjen shumë keq, por do të bëjmë gjithçka për të fituar kampionatin. Në dështim ka edhe sukses. Tani po rritemi, po fitojmë eksperiencë dhe shohim përpara”.

Championsin nuk e ka fituar kurrë në karrierë, po ashtu edhe Topin e Artë: “Pse nuk e kam fituar asnjëherë Topin e Artë? Nuk varet nga unë. Do të ishte diçka e bukur ta fitoja, po ashtu edhe Championsin. Por kjo gjë nuk ndryshon karrierën time.

Kam patur fatin që të luaj me lojtarë të mëdhenj, skuadra të mëdha, të jetoj në vende të ndryshme dhe të fitoj trofe”.

Udhëtimi i Ibrahimovic në futboll nisi në Holandë dhe më pas në Serie A: “Në Itali fillova të bëhem ky që jam sot. Holanda është një shkollë talentesh. Italia është shtëpia ime e dytë pas Suedisë”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat