Petrit Rushiti emërohet kryetrajner në klubin prizrenas

Futboll

Petrit Rushiti emërohet kryetrajner në klubin prizrenas

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:53
Petrit Rushiti në të majtë

Klubi i futbollit “A&N” nga Prizreni ka zgjedhur kryetrajnerin e ri.

Petrit Rushitit i besohet pozita e kryetrajnerit. 

“E hapim ditën e premte me lajmin ekskluziv për prezantimin e trajnerit të ri të skuadrës tonë. Tashmë kur vetëm se kemi hyrë në pushim të edicionit 21/22 në Ligën e Parë të seniorëve klubi ynë po përgatit strukturat elementare të klubit, klubi ynë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur Petrit Rushiti i cili do na bashkohet me ne në rrugëtimin tonë.

Rushiti një trajner i ri cilësor me ambicie të mëdha e që me eksperiencën e tij që do e praktikojë tek ne pritet të na ndihmojë tej mase në arritjen e objektivave.

Rushiti ishte pjesë e shumë skuadrave në Kosovë e që së fundi vije nga KF Ferizaj aty ku ishte ndihmës trajner i Arbnor Morinës, në të kaluarën e tij ai ishte pjesë e KF Drenica, KF Vitia dhe KF Ferizaj (juniorët), një CV jo e lënë bosh pasi që si ndihmës trajner ai arriti mjaft mirë që të ketë suksese si në Superligë ashtu edhe në ligë të parë. Petriti është i pajisur me licencën "A" për trajnerë dhe gjithashtu së fundmi ai ka arritur që edhe të marr licencë për trajner atletikë (kondicional) ku shquhet për përgatitjen fizike të lojtarëve.

Trajneri i ri do prezantohet më gjerësisht me 17/12/2021 në hapjen e akademisë tonë madhështore ku dhe do shpalosen objektivat e klubit së bashku me gjithë planprogramin tonë, kjo nuk do të jetë gjithçka përfundimtare pasi që risitë në klubin tonë nuk do ndalen ku ditëve në vijim çdo gjë e re do prezantohen ekskluzivisht.

Shpresojmë dhe besojmë që së bashku të arrijmë te caku i objektivave tona”, njofton DC A&N, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, duke përfunduar në vend të tretë me 21 pikë në Grupin A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat