Holandezi mund të përfundojë në Milano e kroati në Paris

Futboll

Holandezi mund të përfundojë në Milano e kroati në Paris

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:54
Holandezi mund të përfundojë në Milano e kroati në Paris

Mesfushori holandez Wijnaldum mund të përfundojë në Milano e kroati Brozoviç në Paris

Giorginio Wijnaldum mund të transferohet në Inter në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, mesfushori holandez mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi muajin tjetër.

Drejtori Leonardo e admiron mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç.

Prandaj, futbollisti kroat mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”..

E në këmbim të tij, kampioni aktual italian mund ta marrë ish-futbollistin e Liverpoolit.

Wijnaldum kishte përfunduar në Paris si lojtar i lirë.

Por, ai mund të largohet prej aty pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.

E Brozoviç nuk e ka vazhduar ende kontratën me Interin, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat