Llapi e bën çmendurinë, në sekondën e fundit gjunjëzon Prishtinën 

Futboll

Llapi e bën çmendurinë, në sekondën e fundit gjunjëzon Prishtinën 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 13:33
Llapi

Llapi e bën çmendurinë, në sekondën e fundit gjunjëzon Prishtinën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kryetrajneri Tahir Batatina gati fluturoi nga gëzimi, për fitoren e madhe.

Llapi nga Podujeva, fituesi i Kupës së Kosovës, si vendas ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Prishtinën, në derbin e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja me kthesa në rezultat, pasi që llapjanët avancuan me 2:0 por kampioni në fuqi nuk u dorëzuan, barazuan rezultatin por humbën në fund. 

Ndeshja u zhvilluan në praninë e 300 shikuesve.

Moti i vranët e herë – herë me shi.

Në minutën e 24-të, futbollisti Benet Ismaili shënon autogol për 1:0.

Në minutën e 27-të, Rivera nga 7-8 metra shton epërsinë në 2:0.

Kushtrim Shabani në minutën e 40-të nga rreth 22-23 metra shënon për 3:0, por anulohet për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 43-të, Arlind Shabani ngushton rezultatin në 2:1.

Prishtina barazon rezultatin (2:2) në minutën e 61-të, Sabien Lilaj u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 90+5, Kushtrim Shabani shënon për fitoren e madhe të Llapit.

Llapi përfundon stinorin vjeshtor në vend të katërt me 29 pikë e Prishtina është e pesta me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat