Derbi i madh i Madridt

Futboll

Derbi i madh i Madridt

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:34
Derbi i madh i Madridt

Java e 17-të e La Ligas mbyllet me ndeshjen e 169-të të derbit të Madridit, teksa Reali luan si vendas ndaj kampionit, Atleticos.

Real Madridi do të synojë fitoren e shtatë radhazi në La Liga, për ta “blinduar” veten në krye të renditjes tabelare.

“Los Blancos” momentalisht gjenden në vendin e patë me 39 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë, Sevilla.

Në anën tjetër, Atletico Madridi do të provojë ta lërë pas krahëve humbjen zhgënjyese ndaj Mallorcas xhiron e fundit dhe ta fitojë derbin lokal, për t’ia rritur vetes gjasat për mbrojtjen e titullit të kampionit.

Aktualisht, ekipi i Simeones gjendet në vendin e katërt me 29 pikë, 10 më pak se Real Madridi, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Ky takim fillon nga ora 21:00 dhe luhet në “Santiago Bernabeu”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat