Kryesia e Dritës e lumtur me vizitën e kryetarit të komunës

Futboll

Kryesia e Dritës e lumtur me vizitën e kryetarit të komunës

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:00
Kryesia e Dritës e lumtur me vizitën e kryetarit të komunës

Kryesia e Dritës sot në ndeshjen Drita – Ulpiana e cila u mbyllë në të mirë të vendasve me rezultatin 3:1, por sot kryesia e bardhëekaltërve pati një mysafir special.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ishte prezent në këtë takim, duke parë nga afër kushtet e tmerrshme që ofron stadiumi aktual në Gjilan.

Stadiumi i qytetit të Gjilanit ka vite që ka filluar, por deri më tani ky stadium ka mbetur vetëm një projekt në letër.

Kryesia e Dritës është shumë e sigurt që do të merren hapa konkret në këtë drejtim, dhe sa më shpejtë të përfundon stadiumi.

Dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit janë detyruar që derbin ta zhvillojnë në stadiumin e Prishtinës, dhe ndeshjet në arenën ndërkombëtare t’i zhvillojnë larg qytetit të tyre.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka shkruar se ka qenë kënaqësi për ta ta presin të parin e Komunës në stadium.

Postimi i plotë i Valon Zymberit:

Në ndeshjen e fundit për këtë stinor, FC DRITA – KF Ulpiana i pranishëm ishte edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ishte kënaqësi ta presim kryetarin e ri, ku u njoftua nga afër me problemet e klubit, gjendjen e stadiumit dhe punimet që po zhvillohen në të.

Kryetari Hyseni shprehu gatishmëri për ta mbështetur dhe quar përpara renovimin e stadiumit, për të krijuar kushte më të mira për futbollistët dhe klubet.

Mbetemi me shpresë se njëherë e përgjithmonë, qyteti i Gjilanit të marr trajtimin meritor në aspektin sportiv, në mënyrë që investimet e klubeve, puna e futbollistëve dhe në përgjithësi e klubeve gjilanase të mos shkojnë huq!

Duhet të bëhet shumë, sepse jemi qyteti i sportit!

Faleminderit për vizitën dhe për mbështetjen kryetar Alban S. Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat